
Një 29-vjeçar shqiptar kaa humbur jetën në Itali, pas një aksidenti të rëndë që pësoi më 11 qershor. Që prej kësaj date, Stiliano Filipi ka qëndruar në koma, ndërsa aksidenti i rëndë ndodhi në Dervio. 29-vjeçari po udhëtonte me motor, kur u përplas me një furgon.
Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.
Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë ai ndërroi jetë.



