
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme të “Pallati i Brigadave”, ku sipas policisë një mjet ka përplasur një 28-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Shtetasi me inicialet S. D., është dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe është dërguar në spital për mjekim. Bluzat e bardha bënë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te "Pallati i Brigadave", mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç.
Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të aksidentit.



