
Dhjetë raste me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë. Rastet e reja kanë dal nga testimi i 2.288 mostra të dyshuara për SarsCov2.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Ndërkaq njoftohet se janë shëruar pesë qytetar, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.853.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 319.



