Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë së Kosovës. Dy vendkalimet kufitare me Serbinë ende të mbyllura

Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë së Kosovës. Dy vendkalimet kufitare me Serbinë ende të mbyllura

Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot aksionin në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të vendi.

Nga ky sulm terrorist, dje një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur, ndërsa nga grupi terrorist deri më tani tre prej tyre janë vrarë dhe janë arrestuar dy të tjerë.

Ndërkohë, edhe sot Manastiri i Banjskës është nën kontrollin e policisë.

Nga ana tjetër dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullime dhe gjatë ditës së hënë.

Këto dy pika kufitare u mbyllen të dielën, pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Njëri nga sulmuesit i cili u arrestua nga Policia e Kosovës, u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy