Qarkullonin me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Qarkullonin me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy të rinj në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona pasi u kapën duke qarkulluar ne lëndë narkotike në automjet.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç.

Po ashtu gjatë kontrollit të aparateve celulare të këtyre dy shtetasve u gjetën faqe online aktive, që shërbenin për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar "Ndërthurja".

Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Të arrestuarve iu gjetën në celularët e tyre, faqe online aktive, për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, rreth 2 shtetasve që qarkullonin me lëndë narkotike dhe vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërthurja”.

 Si rezultat i këtij operacioni, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve O. K. dhe J. D., u gjetën faqe online aktive, që shërbenin për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy