
Një 27-vjeçar me inicialet J.B., përfundoi në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ngacmimi seksual", shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin”.
Ndërkaq po në Durrës një 17-vjeçare me inicialet F.S., është denoncuar si e zhdukur nga nëna e saj me inicialet S.S.
Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj.



