
Një i mitur në Tiranë ka mbetur i plagosur me mjet prerës mesditën e sotme në rrethana të paqarta.
Policia njofton se më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



