
I është vënë tritoli gjatë natës një banesë në Fushë-Krujë. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:25 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Halil, Fushë Krujë.
Mësohet se lënda plasëse është hedhur në ambientin e jashtëm të banesës, ndërsa ka qenë vetë pronari Alfred Voga, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit, që ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.



