E teksa prej vitesh mashtronin e vidhnin qytetarët në miliona euro, kompanitë e borxhlinjve apo kreditë e këqija si në rastin e kompanisë së sekuestruar FINAL, rezulton se vetë ishte po ashtu një borxhlije në shtet.
Përkatësisht në drejtorinë rajonale tatimore e cila së paku do duhet ta kishte kontrolluar dhe mbyllur me kohë. Ndoshta kështu qindra a mijëra qytetarët nuk do ishin mashtruar.
Dokumenti i siguruar nga emisioni “FactCheck” hedh dritë se si kompania tashmë e sekuestruar me kërkesë të prokurorisë Tiranë rezulton borxhlije tek tatimet.

Pak ditë përpara se Prokuroria të vendoste sekuestro mbi asetet e kompanisë FINAL, drejtoria tatimore rajonale më 12 Korrik 2024 njofton qendrën kombëtare të biznesit të ngrij çdo tjetërsim të aseteve deri në shlyerjen e debisë në afro 9 mijë euro.
Tatimet shprehen në shkresën e tyre se këto janë detyrime të prapambetura nga Kompania FINAL me NIPT K81311012P më administrator Vasil Bakallbashi, e po ashtu thonë tatimet edhe pse i është dërguar njoftim për shlyerje borxhli kjo kompani nuk e ka shlyer.



