IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Lezhës

IKMT kallëzon penalisht kryebashkiakun e Lezhës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryebashkiakun e këtij qyteti, Fran Frrokaj.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre. Po ashtu, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Sokol Toma.

Akuzat kanë të bëjnë me lejet e lëshuara për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare të Shëngjinit, objekte IKMT i ka cilësuar të paligjshme.

Sipas IKMT-së, leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga ky institucion.

Kallëzimi i IKMT-së vjen një ditë pas tensioneve në KZAZ e Lezhës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy