
Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar të premten rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka arritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë, pasi ka shfaqur simptoma të virusit, ai është testuar dhe më këtë rast është detektuar varianti Omicron.
Testi është bërë në një klinikë private në Shkup.
Pacienti i prekur nga varianti “Omicron” më parë ka qenë i sëmur me COVID-19, në janar të këtij viti, por si rast që nuk ka shfaqur simptoma.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, i njëjti ka qenë edhe i vaksinuar me dy doza anti-Covid, të vaksinës Pfizer.
“Testi është bërë në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup, tek një burrë i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe”.
“Për momentin, pacienti ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpinë e tij”, ka bërë të ditur MSH e MV-së.
Sipas mjekëve specialistë, të infektuarit me variantin Omicron nuk kanë një pasqyrë të rëndë klinike, por për shkak të përhapjes së shpejt të infeksionit, ka mundësi që spitalet të mbingarkohen dhe sistemi i
Përkundër paraqitjes së rastit të parë me variantin Omicron, nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase nuk ka njoftime për vendosjen e kufizimeve të reja.



