Përplasen dy makina në Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

Përplasen dy makina në Korçë-Pogradec, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në zonën e Maliqit.

Rreth orës 16.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy