Shpejtësi dhe të dehur në timon, policia ndëshkon dhjetëra shoferë në Tiranë

Shpejtësi dhe të dehur në timon, policia ndëshkon dhjetëra shoferë në Tiranë

Policia Rrugore vijon punën për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Duke marrë parasysh sjelljet e rrezikshme që janë manifestuar gjatë festës së ndërrimit të viteve dhe po vijojnë edhe në ditët e para të janarit, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtesi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit.

Në funksion të kontrolleve parandaluese janë konstatuar dhe:

-Janë arrestuar 5 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

-Janë proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

-Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 6 drejtues automjetesh sportive;

-Janë proceduar administrativisht 29 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

-Janë proceduar administrativisht 131 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

-Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 39 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 22 drejtues mjetesh;

-Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh;

-Janë proceduar 1130 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 12 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy