Prostitucion pranë Universitetit të Elbasanit, policia rrethon ambientin dhe shoqëron disa persona

Prostitucion pranë Universitetit të Elbasanit, policia rrethon ambientin dhe shoqëron disa persona

Një ambient i cili më herët ka funksionuar si lokal, pranë Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, është rrethuar pasditen e sotme nga forcat e policisë së Elbasan.

 

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje janë parë efektivë të shumtë policie, të cilët kanë vendosur edhe shiritin e sigurisë rreth ambientit, duke kufizuar aksesin.

 

Burime jozyrtare bëjnë me dije se objekti dyshohet të jetë përdorur për ushtrimin e prostitucionit, ndërsa hetimet janë ende në fazë fillestare.

 

Nga të njëjtat burime mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme, por ende nuk dihet roli i tyre konkret në këtë aktivitet të dyshuar. 

 

Policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar deri në këto momente, duke lënë të paqarta detajet e plota të operacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy