Dosja “Babale”, gjykata liron Fredi Alizotin (VIDEO)

Dosja “Babale”, gjykata liron Fredi Alizotin (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka liruar Fredi Alizotin, i njohur si personazh i dosjes “Babalja”. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.

Në shtator të vitit të kaluar, para trupit gjykues, Fredi Alizoti deklaroi se ka qenë një aktor në audio-përgjim dhe hodhi akuza mbi ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin.

Fredi Alizoti deklaron se i ishin premtuar 100 mijë euro për të bërë zërin e  Agron Xhafajt. “100 mijë euro më janë premtuar mua dhe 100 mijë euro i janë premtuar Albert Veliut. Lekët do të m’i jepte Ervin Salianji. Nëse do të merrja paratë, nuk do të bëja kallëzim”, është shprehur ai.

Më tej ai ka thënë se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në këmbim të lekëve, por duke qenë se nuk i mori bëri kallëzimin kundër Salianjit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy