Eurodeputetët në Tiranë/ Ministri Jaupaj flet për "projekt të mundshëm" BE-Zvërnec

Eurodeputetët në Tiranë/ Ministri Jaupaj flet për "projekt të mundshëm" BE-Zvërnec

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot në Tiranë një delegacion të Parlamentit Europian, të përbërë nga eurodeputetët Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të cilët shprehën interes për t’u informuar mbi situatën që lidhet me një projekt të mundshëm në zonën Nartë–Zvërnec.

 

Gjatë takimit, ministri Jaupaj paraqiti gjendjen aktuale të procesit, duke theksuar se deri më tani nuk është depozituar asnjë projekt-propozim përfundimtar pranë institucioneve përgjegjëse dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet ndërtimor, pasi nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi.

 

Ai nënvizoi se Ministria e Mjedisit po ndjek me vëmendje çdo zhvillim të mundshëm dhe se çdo hap do të trajtohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe acquis të Bashkimit Europian.

 

Sipas tij, në rast se paraqitet një projekt për shqyrtim, ai do t’i nënshtrohet një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis (VNM), të bazuar në standardet më të larta profesionale, me transparencë të plotë dhe konsultim publik.

 

Ministri Jaupaj nënvizoi se Ministria e Mjedisit është plotësisht e angazhuar të ndjekë me rigorozitet çdo fazë të procedurës, duke garantuar që çdo vendimmarrje të mbështetet në prova shkencore, ekspertizë të specializuar dhe respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. 

 

Ai theksoi se mbrojtja e biodiversitetit, habitateve natyrore, specieve të mbrojtura dhe integritetit ekologjik të zonës do të mbetet një prioritet i panegociueshëm gjatë gjithë procesit.

 

Në përfundim, Jaupaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe harmonizimin e legjislacionit mjedisor me atë të Bashkimit Europian, duke garantuar se çdo vendimmarrje do të bazohet në prova shkencore, ekspertizë dhe interes publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy