Një kamion ka dalë nga rruga pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe, si pasojë, kamioni ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



