Vijojnë përplasjet mes banorëve të Rrjollit dhe forcave të policisë, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme situata është shoqëruar me tensione dhe incidente.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfrontimeve ka pasur banorë të dëmtuar, të cilët janë nisur drejt Spitali Rajonal i Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në zonë raportohet për një prani të shtuar të forcave të rendit, ndërsa shkaqet e përshkallëzimit të situatës lidhen me kundërshtimet e vazhdueshme të banorëve.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi numrin e saktë të të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.



