I dënuar për drogë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Greqi

I dënuar për drogë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia e Korçës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Policinë Greke ka arrestuar një personitë shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi.

Mësohet se ka rënë në pranga Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, i dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufijve"

Ndërkohë pritet të bëhet ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana, Strukturave të Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe Policisë Greke, u bë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi dhe ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

Gjithashtu nga shërbimet e DVP Korçë, kapet një shtetas tjetër në kërkim kombëtar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufijve"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy