
Komentatori i njohur i futbollit Kosta Grillo ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid.
Mësohet se pas një beteje të gjatë me Covid-19, ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me të.
Fillimisht pas infektimit ai po trajtohej në spital në Tiranë dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u nis drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.



