Korrupsion, arrestohen dy efektivë policie në Elbasan

Korrupsion, arrestohen dy efektivë policie në Elbasan

Dy efektivë policie janë vënë në pranga pas dyshimeve si të përfshirë në veprime korruptive.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Elbasan-Korçë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

-Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

-Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy