Një minator ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bulqizë, në hyrje të galerisë.

Policia njofton se rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, Sokol Toçi, 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.



