Eksploronte në kanionin e Langaricës, mbytet turistja gjermane

Eksploronte në kanionin e Langaricës, mbytet turistja gjermane

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet. Sipas burimeve, mësohet se viktima kishte shkuar në kanion për të eksploruar.

Dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbytja, ndërsa ngjarja ka ndodhur në vendin e aujtur “Mulliri i Bënjës”.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarje, ndërsa ka bërë transportin e viktimës për në morg.

Informacion paraprak 

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet. 

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. 

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy