Apeli lë në burg gjykatësin, Miri i shtruar në spital (VIDEO)

Apeli lë në burg gjykatësin, Miri i shtruar në spital (VIDEO)

Sëmundja nuk lejoi gjykatësin Shkëlqim Miri të paraqitej në seancën gjyqësore në ngarkim të tij. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi para pak javësh në banesë iu gjetën 300 milionë lekë.

Me një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri dhe gjykatës të tjerë lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, që ndryshoi akuzën për Gentian Dodën, nga vrasje në plagosje. Këtë të hënë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtari Miri nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe mësohet se është shtruar në spitalin e burgut prej katër ditësh dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati dhe i pandehuri thanë se paratë nevojiteshin për kurimin e gjyqtarit, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumoriale.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy