Dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë 5-vjeçar, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë 5-vjeçar, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 48-vjeçar është arrestuar për abuzim me një një fëmijë 5-vjeçar.

Personi me banim në Berat është arrestuar për veprën penale "Ngacmimi seksual me të mitur".

"Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale "Ngacmimi seksual me të mitur", me një fëmijë 5 - vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme."

Kujtojmë se kohët e fundit po ndodhin shumë ngjarje që kanë lidhje me ngacmim apo dhunë seksuale ndaj të miturve. Një nga këto ishte edhe ngjarja në periferi të Tiranës, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës. Kjo pasoi me një valë protestash në qytetet kryesore të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy