
Një person në Sarandë, është kapur me lëndë plasëse në mjetin me të cilin udhëtonte.
I ndaluari është A. G., 38 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, i cili u vu në pranga gjatë së martës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestuar 7 kapsolla detonatore.
Ndaj të dyshuarit, hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



