Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi reagon lidhur me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier.
Çuçi thotë se finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit.
Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit.
Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri.
Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion.



