Abuzimi seksual me 10-vjeçaren, nëna ishte në dijeni të ngjarjes

Abuzimi seksual me 10-vjeçaren, nëna ishte në dijeni të ngjarjes

Rasti i abuzimit seksual me një vajzë 10-vjeçare në Kuçovë, tronditi opinionin publik pak ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës, ndërsa si autor është denoncuar 57-vjeçari Ajet Dume.

Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht për dy vite me radhë me vajzën e mitur, ndërsa gjithçka ka ndodhur në banesën e tij ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh. Pas denoncimit të bërë, 10-vjeçarja u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike.

Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e ‘marrëdhënieve seksuale me të mitura’. Gjatë denoncimit të bërë nëna e vajzës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për veprimet që kryente Ajeti me vajzën dhe se vajza nuk i kishte treguar asgjë. Por nuk ka rezultuar kështu.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në bashkinë Kuçovë, kanë konstatuar se, nëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte, por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënën për 2 vjet dhe moskallzimin e krimit.

Po sipas specialistëve të DSHS Kuçovë, është konstatuar gjendja e rënduar psikologjike e vajzave, për të cilat janë marrë të gjitha masat, konform ligjit dhe protokollit.

Vajzat janë larguar nga banesa dhe janë në mbrojtje të lartë sigurie, në mbikëqyrjen e profesionistëve, në një qendër të specializuar. Pas konstatimeve të arritura nga grupi i punës është kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat masa e mbrojtjes për vajzat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy