Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, dy të arrestuar në Tiranë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

 

Të arrestuarit janë A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës. 

 

Dy të rinjtë u kapën në flagrancë në vendin e quajtur  “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. 

 

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy