Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK në Kosovë dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy