Një i ri nga Vlora me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke vjedhur një shumë parash në një dyqan në qytetin bregdetar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



