
Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e tjerë të FSHF, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i funksionit.
Avokati i Dukës nuk ishte dakord me emrin e Genti Shalës në përbërjen e trupit gjykues dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e tij.
Për t’i dhënë kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën me një ditë në të cilën pritet të caktohet nëse do të lihet në fuqi pezullimi pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve në shoqatat rajonale.
Referuar interesimit të medias për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, ju njoftojmë se avokati mbrojtës nuk qe dakord me përbërjen e trupit gjykues (z. Genti Shala) dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. Për ti dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për në datë 18.03.2022 ora 10:00.
Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme.



