
Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, teksa tentonte të shuante zjarrin e ndezur në tokën e tij,
Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



