KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ariana Caco

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ariana Caco

Komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ariana Caco.

Vendimi i shkarkimit nga KPK erdhi pas konkluzioneve se gjyqtarja nuk justifikonte me pasurinë.

KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej këtyre banesave, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë.

Po ashtu, janë deklaruar edhe depozita të krijuara me të ardhura nga puna e bashkëshortit të subjektit si avokat, si dhe nga administrimi i pronave të një familje, me vlerë totale rreth 42 milionë lekë.

Gjyqtarja Ariana Caco, ishte një nga 3 anëtarët e trupës së procesit për “21 Janarin”.

Ariana Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy