Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte një Egaleo të Greqisë, ku një shtetase shqiptare dyshohet se ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën, 2 dhe 5 vjeç. Pas kësaj, është vetëhedhur. Mediat greke raportojë se dy fëmijët e mitur dhe gruaja shqiptare janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.
“Tezja na hodhi nga ballkoni”, kanë deklaruar fëmijët e mitur. Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke qarë dhe bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe panë dy fëmijët të shtrirë në tokë dhe tezen e tyre duke tentuar të hidhet nga ballkoni.
“Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste”, ka thënë një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët.
Nuk dihen arsyet që shtynë shtetasen shqiptare të hedhë nipin dhe mbesën nga ballkoni



