
Një person ka mbetur i plagosur në Sarandë, si pasojë e një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



