Shisnin kanabis në Berat, një person në pranga, procedohet një tjetër

Shisnin kanabis në Berat, një person në pranga, procedohet një tjetër

Siguronin kanabis sativa, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, në lagje të ndryshme të qytetit, arrestohet një 39-vjeçar dhe procedohet penalisht një 40-vjeçar.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës për një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin E. K., 39 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 40 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas bashkëpunonin për të siguruar sasi të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Nga kontrollet në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu. Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy