Maskat grabisin shtëpinë e noterit të njohur në Sarandë, marrin një shumë parash

Maskat grabisin shtëpinë e noterit të njohur në Sarandë, marrin një shumë parash

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku pre  esaj ka rënë apartamenti i noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë.

Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi Thoma Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Mësohet se vetë Kaçi nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy