
Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ka lënë të plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji.
Sipas policisë, "mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me targa AR 489".
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit për veprime të mëtejshme.



