Digjet dyqani i tekstileve në Pogradec, shkak dyshohet bombola e gazit

Digjet dyqani i tekstileve në Pogradec, shkak dyshohet bombola e gazit

Një dyqan tekstilesh në qytetin e Pogradecit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Burimet bënë të ditur se dyqani i djegur funskiononte edhe si rrobaqepsi.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit që përdorej për ngrohje. Si pasojë e flakëve është djegur depoja e dyqanit e cila ishte me mall brenda.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që të shuhej në kohë zjarri, pasi në rast të agravimit të situatës rrezikonin të përfshiheshin edhe disa dyqane të tjera të cilat kishin materiale tekstili. Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy