Tentoi të vidhte një market në pedonalen e qytetit të Krujës, shoqërohet 14-vjeçari (VIDEO)

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e qytetit të Krujës, shoqërohet 14-vjeçari (VIDEO)

Policia e Krujës ka shoqëruar në komisariat një 14-vjeçar i cili tentoi të vidhte një market në pedonalen e qytetit. 

 

Pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit , u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

 

Është sekuestruar sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy