Ndërsa ishte deklaruar i humbur prej disa ditës, pasditen e sotme polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 54-vjeçarit Valter Lame, në fshatin Kamenicë në Korçës.
54-vjeçari ishte shpallur i humbur nga familjarët disa ditë më parë por policia së fundmi ka dyshime se Lame mund të jetë mbytur në rezervuar.
Mësohet se 54-vjeçari vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa denoncimin për humbjen e tij e ka kryer kushëriri i cili ka deklaruar, se i afërmi i tij ka humbur prej 26 janarit.
Babai i viktimës është shprehur për mediat se Valteri jetonte me të.
Ndonjë problem nuk kishte por ka shfaqur edhe dhimbje koke dhe e çoja në spital urgjent çdo dy-tre ditë nga 20 mijë lekë paguaja.
Ambulanca më vinte këtu, i bëri një gjilpërë qetësuese, atje e kam çuar, nuk ma mbanin, i bënin një qetësues edhe iknim.
Kam edhe skanerin dhe analizat, do ta shpija prapë.
Kam tre muaj do ta çoja në datën 6 shkurt ma dha urgjent një doktor që t’ia bëja dhe më pas do e çoja në Tiranë.
Kam 20 e ca ditë mund ta kem çuar në urgjencë 5-6 herë.



