
Një minimarket në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët gjatë natës së lënë pas, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Pas sinjalizimit për zjarrin, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat përreth.
Për pasojë, janë dëmtuar një sasi e konsiderueshme artikujsh ushqimorë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



