
Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:30 të mbrëmjes. Ngjarja është aksidentale. Flakët kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor i cili ka shkaktuar zjarrin.
Si rrjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon i cili ka patur defektin në motor dhe shkëndijën elektrike. Më pas furgoni ka ecur për disa metra duke ju afruar dy mjeteve të tjera.
Janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera tip furgon. Flet edhe pronari i firmës së ujit Çika. Ai tregon se ngjarja është aksidentale.
Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa kanë parë kamerat e sigurisë dhe e kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshm.
Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.



