Krimi gjatë vitit 2021, SPAK nxjerr raportin: 411 përgjime

Krimi gjatë vitit 2021, SPAK nxjerr raportin: 411 përgjime

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, nxjerr raportin vjetor për vitin 2021.

Në raport paraqiten treguesit e punës, gjendja e kriminalitetit sipas juridiksionit përkatës dhe ecuria e veprimtarisë së strukturës.

SPAK bën të ditur se ka lëshuar më shumë se 400 autorizime të prokurorit për lejim përgjimesh janë firmosur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit të kaluar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale.

Kjo veprimtari, deri ne 1 shtator 2021, është ndjekur nga 9 Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe tre Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme.

Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat: 224 Vendime Lejim Përgjimi; 400 Vendime Vleftësimi; 580 Vendime Zgjatjeje.

Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin  e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy