Shqiptari alarmon policinë italiane, i vë zjarrin shtëpisë dhe mbyllet brenda

Shqiptari alarmon policinë italiane, i vë zjarrin shtëpisë dhe mbyllet brenda

I vuri zjarrin apartamentit dhe u mbyll brenda tij. U desh ndërhyrja e policisë për të evakuuar 20 familje dhe për të parandaluar ngjarjen e rëndë.

Policia italiane e Biassono, arrestoi në flagrancë një 33-vjeçar shqiptar si autor të zjarrvënies, dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi pak pas mesditës së të martës, në një pallat në Macherio, ku fqinjët ndjenë një shtëllungë të madhe tymi që vinte nga shtëpia e shqiptarit.

Drejt vendit të ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë, të cilët tentuan të shpërthenin derën, por shqiptari bërtiste nga brenda saj se e kishte lyer shtëpinë me benzinë dhe se donte që t’i vriste të gjithë.

Kur policia tentoi që ta shpëtojë, ai i kundërshtoi dhe nisi që t’i qëllonte me grushte dhe shqelma. Por policia arriti që të hyjë brenda dhe ta ndalojë, ndërkohë që u bë e mundur edhe shuarja e flakëve, ndërkohë që apartamenti ishte thuajse i shkatërruar i gjithi si pasojë e zjarrit.

Pas shoqërimit 33-vjeçari shqiptar u arrestua, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy