14 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë në Kosovë

14 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë në Kosovë

Vazhdojnë të jenë në rritje alarmante shifrat e të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë, bashkë me to, edhe numri i personave që humbasin betejën me këtë virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vdekje si pasojë e COVID-19 si dhe 807 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.816 mostrave në gjithë vendin.

Tri raste të vdekjes janë nga Ferizaji (87, 78 dhe 56 vjeç), dy nga Fushë-Kosova (69 dhe 51 vjeç) e Prishtina (77 e 73 vjeç), nga një në Gjilan (77 vjeç), Kamenicë (87 vjeç), Mitrovicë (73 vjeç), Podujevë (85 vjeç), Rahovec (70 vjeç), Shtime (61 vjeç) dhe Suharekë (71 vjeç).

Rastet e reja janë nga komuna Prishtinë 349, Podujevë 56, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 677 persona, kurse raste aktive janë 12.124

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 32.022, kurse i të vdekurve në 874.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy