Cërrik/ iu dogji makinat dy vëllezërve, në kërkim autori, i dënuar më parë për tentativë vrasje

Cërrik/ iu dogji makinat dy vëllezërve, në kërkim autori, i dënuar më parë për tentativë vrasje

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, ku u përfshinë nga flakët 2 automjete të parkuara.  

Në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1, ku u dogjën pjesërisht 2 automjete të parkuara, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. F., 34 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër).        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy