Shiste heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, e kap “Selita”

Shiste heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, e kap “Selita”

Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Selita”, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, duke vënë në pranga një person.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi metadoni, një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe 15.500 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

I dyshuari G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë, u arrestua gjatë pasdites së mërkurës.

37-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në rrugën “Irfan Tomini”, në bulevardin “Bajram Curri” dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë.

Në rrugën “Irfan Tomini”, uniformat blu kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.

 Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën një sasi metadoni, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy