Ekzekutohet gazetari afgan në një sulm nga dy persona të armatosur

Ekzekutohet gazetari afgan në një sulm nga dy persona të armatosur

Një gazetar afgan u qëllua për vdekje dje, një ditë pasi talebanët paralajmëruan mediat kundër “raportimit të njëanshëm”.

 Gazetari Remat Rawan, i cili një muaj më parë kishte filluar si specialist i komunikimit në Ministrinë e Financave, u vra në një sulm nga dy persona të armatosur në jug të qytetit Kandahar, duke u bërë gazetari i pestë i vrarë këtë vit.

 20-vjeçari, prezantues i nje programi të njohur debatesh, i cili transmetohej ne kanalin vendas “tolo news”, ishte baba i një djali tre vjeç.

 Presidenti afgan deklaroi se vrasja e Rawan ishte një “sulm terrorist”, pasi një ditë më pare, një zëdhënës i talebaneve paralajmëroi që punonjësit e medias që kryejnë raportim të njëanshëm, do të ndëshkohen.

 11gazetarë afganë u vranë në vitin 2020, ndërsa katër të tjerë këtë vit.

 Komiteti i Sigurisë i gazetarëve afganë bëri te ditur se në gjashtë muajt e fundit, rreth 1000 punonjës të medias kanë braktisur profesionin si pasojë e kërcënimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy